Familjarë, miq, kolegë i bënë nderimet e fundit aktorit dhe regjisorit Naun Shundi.
Homazhet u zhvilluan në sallën e Art Turbinës.
Naun Shundi u shua në moshën 66 vjeçar pas një beteje më një sëmundje të rëndë.
Ai është një nga figurat më të vlerësuara të skenës shqiptare. Ka lënë pas rreth 100 role dhe kolegët e kujtojnë kështu.
“Do ta kujtojmë si një koleg ndër të rrallët, në atë heshjen e vet, në atë qetësinë e vet, po thonte shumëcka është trishtim i madh të bësh homazh për kolegët. Do ishte shumë bukur të vinim të shikonim shfaqet e tyre”
Mjeshtrinë si aktor Naun Shundi ja ka përcjellë dhe brezave të rinj si peadog në Akademinë e Arteve për rreth 7 vite.
Më pas si themelues I një hapësire të veçantë kulturore, teatrit të tij, hapi dyert për shumë krijues.
Teatri Kombëtar një vit më parë e nderoi me medaljen e mirënjohejes.
“Nauni ishte nga këta artistë të mëdhenj kokëulur dhe modest që asnjëherë nuk i ra gjoksit që jam unë, por vepra e tij puna e tij talenti i tij ulurinin gjithandej, vlerësoheshin gjithandej. rruga e tij artisitke ësht ënjë rrugë që duhet ndjekur sidomos nga të rinjtë sepse ai la mesazhe paqe nekomunitetit artistik, dashurie.”
Pas rreth një orë e gjysmë homazhe artisti u përcoll në banesën e fundit.
Me ikjen e Naun Shundit skena shqiptare humbi një artist që teatrin e deshi shumë. /abcnews.al

