Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Piramidat online, policia nis hetimin/ Apeli: Mos u përfshini në platformat mashtruese

schedule14:02 - 28 Gusht, 2025

schedule 14:02 - 28 Gusht, 2025

Policia e Shtetit ka nisur një hetim penal lidhur me një skemë të dyshuar investimesh piramidale, nëpërmjet platformave online.

Konkretisht hetimi ka nisur nga dy Drejtoritë ajo Kundër Krimeve Kibernetike dhe Kundër Krimeve Ekonomike, pas disa informacioneve që kanë mbërritur në Polici për sa I përket skemave Priamdiale që po qarkullojnë në platform online.

Sipas të dhënave nga Policia e Shtetit, në këto platform janë regjistruar mijëra qytetarë, të cilët kanë krijuar rrjete të brendshme komunikimi, kryesisht në Telegram dhe Ëhataspp, ku komunikojnë për investimet online.Policia e Shtetit iu bën thirrje të gjithë qytetarëve, që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të shmangin aplikimet ose përfshirjen në platforma të tilla, të cilat premtojnë fitime të menjëhershme dhe të paverifikuara.  Deri më tani Përveç TXEX policia ka zbuluar dhe 2 platforma të tjera të ngjashme XUEXA dhe Grokrexduu.

Por si funksionon kjo skemë?

ABC News, mëson se klientët e këtyre platformave ftohen nga përdorues aktualë, duke ju dërguar një link dhe një numër referral për të pasur akses. Më pas investohen para që variojnë në shumë ta konsideruaeshme në mënyrë që të bëhet “Trading”, apo thënë ndryshe shitje dhe blerje të monedhave virtual. Nëprmejt grupeve, përggjegjësit e këtyre platformave dërgojnë sinjale në mënyrë që të përfitojnë, por në shumë raste këto para janë të pa tranferushme, cka do të thotë se paratë mbeten brenda platforëms që ka ngritur skemën piramidale./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!