Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Asambleja e PS, në 11 shtator/ Rama pritet të shpallë përbërjen e qeverisë së re

schedule20:00 - 27 Gusht, 2025

schedule 20:00 - 27 Gusht, 2025

TIRANË– Socialistët do të mbledhin Asamblenë Kombëtare më 11 shtator, aty ku Edi Rama, pritet të zyrtarizmi skuadrën me të cilën do të drejtojë vendin në mandatin e katërt qeverisës.

Mbetet për tu parë nëse Rama do të zgjedhe të bashkëdrejtoi me figura politike apo edhe ne qeveri do të ketë figura të reja, njëjtë si me listat për deputetë.

Por kur na ndajnë vetëm dy javë nga kjo datë nuk kanë munguar takimet mes shefit të qeverisë, anëtarëve të kabinetit qeveritar dhe grupit parlamentar të PS.

Takime të cilat do të vijojnë deri në fundjave, përpara se Rama të udhëtojë drejt Sllovenisë, ku do të marrë pjesë në Forumin e Bledit që zhvillohet në datat 1-2 shtator.

Asambleja e PS përkon në të njëjtën javë kur presidenti Bajram Begaj do duhet të thërrasë seancën e parë plenare të legjislaturës së re.  10 shtatori është data e parë se kur Begaj mund të thërrasë parlamentin, ndërsa afati fundor është 20 shtatori.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!