Simeone: Joao Felix më i miri, kam një plan për minutat e fundit

schedule09:54 - 15 Dhjetor, 2019

schedule 09:54 - 15 Dhjetor, 2019

Kualifikimi në 16 skuadrat më të mirë europiane në mesjavë i ka bërë mirë Atletico Madrid. Ekipi i Diego Simeones nuk fitonte prej tre ndeshjesh në kampionat dhe mbrëmjen e kaluar mposhti 2-0 në fushën e vet Osasunën.

Alvaro Morata dhe Saul Niguez shënuan golat e fitores në pjesën e dytë dhe diferenca me kreun është 6 pikë. Trajneri i “Colchoneros” e analizon në këtë mënyrë fitoren, teksa thur elozhe për Joao Felix.

Krijuam raste si në ndeshjet e tjera, por kësaj radhe ia dolëm të finalizojmë. Jam i lumtur për djemtë, ishte një fitore e rëndësishme për procesin e rritjes tonë. Joao Felix është lojtari më i mirë ofensiv që kemi, ka shumë kreativitet dhe mund të krijojë gjithmonë rrezik kur ka topin.

Dua që të ketë më energji në minutat e fundit. Vrapon shumë në funksion të ekuilibrit të skuadrës, na takon edhe ne që t’i kërkojmë të vrapojë më pak “, përfundon trajneri argjentinas. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!