Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vihet në kontroll vatra e zjarrit në Bogovë të Skraparit

schedule11:17 - 26 Gusht, 2025

schedule 11:17 - 26 Gusht, 2025

Vatra e zjarrit në Bogovë, Skrapar është vënë nën kontroll të plotë në të gjithë perimetrit të saj.

Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se forcat operacionale janë organizuar prej orës 5:30 të mëngjesit duke ndjekur vijën e zjarrit dhe siguruar perimetrin e jashtëm të saj.

Në këtë aksion për vënine në kontroll të plotë të vatrës së zjarrit morën pjesë: 30 efektivë të FA, 22 forca dhe 7 mjete zjarrfikëse të qarkut Skrapar, Berat dhe Poliçan, 20 forca bashkiake, 5 pyjorja dhe 15 nga shërbimet.

Situata po monitorohet nga forcat zjarrfikëse të qarkut./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!