Vetëm 5 orë ka zgjatur arratia e Altin Lekgegës, 44-vjeçari që plagosi me dy plumba të riun Liridon Rada për një vend parkimi. Policia e Durrësit arriti të vendosë në pranga në një kohë të shpejtë autorin e plagosjes i cili pas ngjarjes u largua për t’iu fshehur uniformave blu.
Efektivët e policisë sapo mësuan vendin ku ishte fshehur Altin Lekgega rrethuan zonën dhe bënë të mundur prangosjes e tij.
37 vjecari u mor në pyetje në komisariatin e Durrësit, ndërsa burime për abc neës konfirmojnë se e ka pranuar të gjithë ngjarjeN.Ka qenë konflikti për një vend parkimi që u bë shkak për të plagosjen me armë të 28vjeçarit, Liridon Rada. Altin Lekgega akuzohet per vrasje me dashje mbetur ne tentative dhe armembajtje pa leje. Policia ka vene ne pranga dhe nje 18 vjecar per mbajtje armesh, ndersa vellai dhe nipi I autorit, perkatesisht 44 dhe 21 vjec nga Hamallaj I Durresit jane shpallur ne kerkim per kete ngjarje.
I riu Liridon Rada nga Kolesjani i Kukesit mori dy plumba në trup ndërsa ndodhet jashte rrezikut ne spitalin e Traumes ne Tirane.
Vetëm pak ditë më parë, një tjetër ngjarje me motiv vendin e parkimit u regjistrua edhe në Sarandë. Nënë e bir u dhunuan nga 6 persona, ndërsa për ngjarjen u vunë në pranga dy vëllezër, me precedent të rrezikshëm kriminal.
/abcnews.al/

