Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Aksident i rëndë në Shkodër/ Në afërsi të Bushatit, një i vdekur dhe tre të plagosur

schedule13:19 - 18 Gusht, 2025

schedule 13:19 - 18 Gusht, 2025

Një i vdekur dhe tre të plagosur është bilanci i një aksidenti të rëndë të ndodhur në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë”, mesditën e kësaj të hëne.

Mësohet se një kamion është përplasur fillimisht me një automjet elektrik që drejtohej nga 47 vjeçari Altin Luli dhe më pas me një tjetër mjet që drejtohej nga një grua.

Si pasojë e përplasjes së fortë ka humbur jetën një prej drejtuesve të mjeteve të përfshira, Altin Luli, i cili po lëvizte me mjetin elektrik së bashku me familjen e tij. Të lënduar kanë mbetur bashkëshortja dhe dy fëmijët e tyre të mitur, të cilët janë dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës, ku po marrin mjekim dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja e rëndë është regjistruar në Beltoje, pranë kryqëzimit të Kryebushatit rreth orës 12:10. Nga pamjet shihet se përplasja ka qenë e fortë, duke shkaktuar shkatërrimin e plotë të automjtetit elektrik. Dëme të mëdha kanë pësuar gjithashtu edhe kamioni dhe automjteti tjetër që u përfshi në aksident. Është dashur ndërhyrja e efektivëe të shërbimeve zjarrfikësev për të nxjerrë viktimën dhe të lënduarit.

Një parakalim i gabuar i automjetit elektrik, me të cilën udhëtonte shoferi që humbi jetën me familjen e tij dyshohet të jetë bërë shkak i aksidentit, ndërsa grupi hetimor vijon punën për zbardhjen plotë të rrethanave.

/ ABCNEWS.AL /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!