Qyteti i Laçit ka mbetur pa shërbim spitalor që nga tërmeti i 26 nëntorit. Godina e spitalit ka pësuar dëme të rëndë, dhe pritet të shembet. Ndërsa shërbimi i Urgjencës si asnjëherë më parë është transferuar në një kishë.
Pamjet e Abc News tregojnë qartë dëmet në spitalin e Laçit. Në hyrje është vënë shiriti, pasi vlerësohet nga ekspertët si i rrezikshëm për të marrë mjekim nga të sëmurët. Urgjencës së spitalit i ka hapur derën kisha. Drejtuesi i qendrës sociale “Fara e Mirësisë” thotë se ka pezulluar çdo aktivitetet tjetër dhe qendra është kthyer në urgjence spitalore.
Ndërsa mjeku i urgjencës Agron Lala sqaron se për të ofruar këtë shërbim në sallat e qendrës sociale, ata kanë riorganizuar të gjithë punën.
Të sëmurët që duhet të shtrohen në spital për mjekim të specializuar, dërgohen në spitalin e Lezhës.
/abcnews.al