Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vrasjet përgjakin Kosovën/ Katër viktima në një ditë në Gjilan e Prizren

schedule16:17 - 11 Gusht, 2025

schedule 16:17 - 11 Gusht, 2025

Nuk ka pushime në Kosovë, në vend të tyre Gjilani dhe Prizreni janë tronditur nga vrasjet.

Të paktën katër persona janë vrarë vetëm gjatë së dielës.  Gjatë mesditës tre persona u vranë në Gjilan: Selami dhe Edmond Hasanin, babë e bir, argjendarë të njohur ne qytet si edhe Abedin Hoxha, që ishte dhëndri i njërit prej viktimave, humbi jetën më pas. Hoxha përcillet këtë të hënë në banesën e fundit.

Ndërsa për të katërtin të plagosur nga ngjarja, autoritetet shëndetësore raportojnë këtë fillim jave se 41-vjecari Bujar Hoxha, është në gjendje të qëndrueshme. Tek ai u bënë disa ndërhyrje në kokë, duar dhe në pjesën e abdomenit, ku veprimi nga arma e zjarrit ka prekur zorrën e hollë.

Gjithsesi, të dyshuarit për kryerjen e vrasjes së trefishtë: Mefail Shkodra se bashku me dy djemtë e tij: Edonis dhe Engjull Shkodra ndodhen ende ne arrati.

Pista kryesore e hetimeve lidhet me dhënien e fajdeve, ndërsa policia ka beret e ditur se Mefail Shkodra ka patur edhe me pare dosje ne polici  me plote 31 shkelje mes te cilave “prishje e rendit dhe qetësisë publike” dy raste”, për “fajde” tri raste, për “mashtrim” një rast, për “kërcënim” tri raste, për “shantazh” apo një tjetër rast për “pjesëmarrje apo organizim të grupit kriminal”.

Gjithsesi ky person jo i panjohur për policinë, ka qenë pranë presidentes Osmani dhe kryeministrit ne detyre Albin Kurti ne pritje te larta zyrtare.

Lidhur me fotografite krah tij, presidenca ka reaguar duke deklaruar se foto me të është një rastësi dhe se pretendimet se ajo ka shoqëri me emra te tille janë shpifje sipas saj.

Gjithsesi, e diela nuk u mbyll me aq në Kosovë. Gjatë mbrëmjes u raportua po ashtu për një tjetër vrasje në Prizren. Kjo vrasje, sipas Policisë është kryer me thikë. I dyshuari për këtë rast fillimisht është raportuar se është në arrati, por është arrestuar pas disa orësh.

Një tjetër vrasje këtë muaj u raportua në fshatin Baicë të Lipjanit më 4 gusht.

Policia deklaroj se trupi i viktimës është gjetur i varrosur në një arë. Viktima është një 60 vjeçar. Në lidhje me rastin janë intervistuar katër dëshmitarët, ndërsa autoritetet deklarojnë se rasti është duke u hetuar.

Teksa ministri i Brendshëm Xhelal Svecla propagandon për aksione të suksesshme në veri të Kosovës, qytete të mëdha po tronditen nga vrasjet, për të cilat askush nuk ka ende një shpjegim.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!