Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Me sytë nga Europa/ Egnatia dhe Dinamo City, në fushë për Conference League

schedule11:52 - 7 Gusht, 2025

schedule 11:52 - 7 Gusht, 2025

Deri tani ecuria ka qenë e suksesshme, por për të vazhduar më tej duhet më shumë.

Egnatia dhe Dinamo City do të luajnë sot në mbrëmje sfidat e vajtjes në raundin e tretë kualifikues të Conferencë League.

Të dyja skuadrat shqiptare të mbetura në Kupat e Europës i kanë përballjet e tyre në transfertë, ndaj rivalëve ndjeshëm më të fortë se ata me të cilët janë përballur në dy fazat e para.

Kampionët në fuqi të Superiores do të zbresin në orën 20:00 në fushën e sllovenëve të Olimpija Ljubjanë.

Pasi dështoi në raundin e parë eliminator të Champions, Egnatia arriti të kalojë me sukses fazën e dytë kualifikuese në Conferencë League, duke fituar të dyja ndeshjet ndaj Dinamo Minsk, 2-0 në transfertë dhe 1-0 në shtëpi.

Një tregues i rëndësishëm, por tashmë niveli i kundërshtarëve është më i lartë.

Për këtë arsye, trajnerit Edlir Tetova dhe skuadrës së tij I duhet si fillim një rezultat pozitiv në transfertën sllovene, përpara ndeshjes së kthimit që do të luajë javën e ardhshme në fushën e saj.

I njëjti diskutim vlen për Dinamo City.

Në orën 21:00 skuadra e drejtuar nga Ilir Daja do të luajë në transfertën kundër Hajdukut të Splitit.

Kroatët janë një emër i madh në futbollin ballkanik dhe për këtë arsye bluve ju duhet një tjetër paraqitje nga ajo në sfidat e raundit të dytë.

Për të arritur deri këtu, Dinamo City kaloi me vështirësi Atletic Escaldes nga Andorra, falë fitores 2-1 në transfertë dhe barazimit 1-1 në shtëpi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!