Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Barcelona fiton dhe kënaqet/ Katalanasit mundin 5-0 në miqësore ekipin korean Daegu

schedule12:39 - 5 Gusht, 2025

schedule 12:39 - 5 Gusht, 2025

Mund të jetë në probleme financiare, por fusha flet ndryshe. Barcelona, edhe pa çdo përforcim që do të kishte dashur, mbetet një simfoni, siç e tregoi në fitoren 5-0 në miqësoren e fundit të fazës përgatitore, atë luajtur në Korenë e Jugut ndaj ekipit vendas, Daegu.

Gavi ishte më I miri në fushë duke shënuar dy gola, ndërsa Lamin Jamal vërtet nuk realizoi asnjë herë, dhe nuk shërbeu ndonjë asist, por vazhdoi me spektaklin e tij natyral.

Një rrjetë erdhi edhe nga legjenda e vjetër polake, Robert Levandovski, që synon sërish të thyejë rekorde. Në pjesën e dytë rezultati u fiksua nga Toni Fernandez, dhe nga Markus Rashford.

Sulmuesi anglez realizoi golin e tij të parë me fanelën e Barcelonës, pasi shkëlqeu për shumë vjet me atë të Mançester Junajtidit, e shpreson ta rikthejë karrierën në shina.

Trajneri Hansi Flik ishte shumë I kënaqur, ashtu si edhe mediat katalanase. E përditshmja “Sport” thekson se “Barça argëtohet”, ndërsa mendimi i përgjithshëm është që çdo ekip në botë do ta donte mesfushën e “blaugranëve”.

Kjo ishte ndeshja e fundit përgatitore përpara finales së Trofeut tradicional “Gamper”, edhe pse me profil të ulët këtë sezon përballë Komos italiane. Në 16 gusht, ndërkaq, nis sezoni i ri i ligës spanjolle, me ndeshjen që katalanasit do ta luajnë në fushën e Majorkës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!