Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Parandalohet përshkallëzimi i një konflikti në një familje në Vlorë, arrestohen 2 vëllezërit

schedule12:16 - 5 Gusht, 2025

schedule 12:16 - 5 Gusht, 2025

Policia ka arritur që të parandalojë përshkallëzimin e një konflikti në një familje. Në pranga janë vënë dy vëllezërit, K. P., 47 vjeç dhe F. P., 51 vjeç. Sipas informacioneve të policisë, dyshohen se gjatë një konflikti në familje, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së shtetasit K. P.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit 51-vjeçarit, njërit prej vëllezërve, policia gjeti dhe sekuestroi një armë gjahu të llojit teke, e cila mbahej pa leje prej tij.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, menjëherë pas njoftimit se në fshatin Mekat kishte një rast dhune në familje, kanë ndërhyrë në kohë për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit dhe si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore për dokumentimin e plotë të rastit, u bë ndalimi i shtetasve: K. P., 47 vjeç dhe F. P., 51 vjeç (vëllezër), banues në fshatin Mekat.

Këta shtetas, dyshohen se gjatë një konflikti në familje, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së shtetasit K. P”, njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!