Autori i dyshuar i vrasjes së Gentian Bejtjes, Flodian Plaku që u vu në pranga të dielën në një hotel në Orikum sipas policisë ishte gati për të kryer një tjetër krim.
Drejtori i Policisë së Vlorës tregoi detaje nga operacioni për të cilin tha se ishte me nivel të lartë rreziku per punonjësit e policisë
“U bë e mundur vënia në pranga e një shtetasi në kërkim, i cili në momentin e kapjes ishte i armatosur me armë zjarri, me fishek në fole gati për qitje.
Flodian Plaku alias Florjan Serjani (Mamo), 42 vjeç, banues në Vlorë, person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i dyshuar për disa ngjarje kriminale të ndodhura në Vlorë dhe jashtë saj.”
Gjatë kontrollit fizik të Flodian Plaku dhe ambienteve ku ai qendronte policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë, me një krëhër dhe 17 fishekë, 25 mijë euro cash për të cilat po hetohet burimi ,i dyshuar kriminal dhe 7 celularë.
Ndaj Flodian Plakut Gjykat e Tiranës korrikun e vitit të shkuar I ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim dhe prodhim dhe mbajte pa leje e armëve dhe municioneve.
Plaku akuzohet për vrasjen e Gentjan Bejtjes 15 marsin e vitit 2024 I cili u qëllua me armë zjarri në oborrin e shtëpisë ne Larushk te Fushe Krujes.
Sipas hetimeve autorët i janë afruar banesës së viktimës me një automjet tip “Land Rover” dhe pas kryerjes së vrasjes, janë larguar në fshatin Hasan, ku kanë djegur automjetin.
Deri tani per vrasjen e Gentian Bejtjes si pjese e perplasjes se grupeve rivale te Fushe Krujes, jane arrestuar dhe dy bashkepunetore ne krim.
Nderkohe te dielen bashkë me Flodian Plakun Policia arrestoi dhe katër persona të tjerë të cilët e kanë ndihmuar 42 vjeçarin të fshihet.
“Gjatë ndërhyrjes policore në hotelin ku fshihej, së bashku me shtetasin Flodian Plaku, u kap edhe shtetasi Julian Aliaj alias Julian Pashaj, 43 vjeç, i cili gjatë operacionit u kap me një armë zjarri pistoletë me një krehër me fishekë.”
Julian Aliajn nuk është një emër i panjohur për policinë ai ka qënë i dënuar më parë për trafik droge. Per perkrahje te autorit ne krim policia ka arrestuar dhe Albano Lapshin i cili i dërgonte ushqim 42 vjeçarit, berberin e tij nga Shkodra Armando Dano dhe pronarin e hotelit që e ka strehuar Ligor Doko.
/abcnews.al/

