Ritëm i lartë, dy gola të shënuar dhe asnjë fitues. Kjo është ajo çka prodhuar pjesa e parë në derbin e kryeqytetit, që është zhbllokuar pas tetë minutash lojë, nga një aksion me protagonistë sy ish-lojtarë të Partizanit.
Torassa, brenda zonës krosoi mjaft bukur dhe Idriz Batha me kokë e mposhti portierin Alban Hoxha. Festë që zgjati pak, pasi tre minuta më pas të kuqtë vendosën baraspeshën, me një gol që do të komentohet gjatë pas ndeshjes.
Solomon ishte në pozicion të parregullt kur gjuajti në portë, por anësori nuk mendoi ashtu dhe më pas Jurgen Bardhi e ngjyrosi me të kuqë “Air Albania Stadium”. 1-1 dhe një ndeshej mjaft e fortë, me Tiranën që është mirë në kontrollin topit. Gjithsesi në fund ishte Partizani, që me Cordeiro iu afrua golit të avantazhit. Pjesa e parë u mbyll 1-1. /abcnews.al