Vuajtën shumë, por ia dolën përsëri. Anglia është sërish kampione e Europës në futboll për femra, duke konfirmuar momentin e madh të këtij brezi dhe të trajneres holandeze, Sarina Vigman.
Të mbiquajturat “luaneshat” fituan finalen ndaj Spanjës luajtur në stadiumin “Sent Jakob Park” të Bazelit në Zvicër, duke mbrojtur titullin e fituar dy vjet më parë.
Gjithsesi, suksesi ishte tepër I vështirë dhe u arrit vetëm pas penalltive.
Spanja, kampione e botës në fuqi, kaloi e para në epërsi kur shënoi Mariona Kaldentei në minutën e 25-të.
Anglia, që ka treguar shumë karakter në këtë Europian, barazoi në minutën e 57-të, pra në nisje të pjesës së dytë.
Më pas, rezultati nuk ndryshoi as në përfundim të 90 minutave të kohës së rregullt dhe as pas dy shtesave nga 15 minuta secila.
Spanja bëri më shumë dhe pati epërsi, por nuk mundi të shfrytëzonte ras e krijuara.
Tek penalltitë u bënë shumë gabime, dhe vajzat spanjolle humbën 3 nga 4 gjuajtje gjithsej.
Penalltia vendimtare u shënua nga Kloi Kelli, heroina e gjysmëfinales ndaj Italisë, që I dha Anglisë fitoren 3-1 me 11-metërsha dhe titullin europian./abcnews.al

