Derbi i kryeqytetit ka nisur i elektrizuar dhe në mënyrë spektakolare. Tirana kaloi e para në avantazh në minutën e tetë. Idriz Batha gjeti golin e “ish”-it dhe dërgoi në festë tifozët bardheblu. Mesfushori, me një goditje me kokë, pas një krosimi të Torassa, mposhti portierin Alban Hoxha.
I menjëhershëm reagimi i Partizanit, që arrin të realizojë me anë të Jurgen Bardhit. Goditje të shumta të “Demave” drejt portës së Likës, teksa Bardhi ia del të dërgojë topin në rrjetë. Pozicioni i Solomon ishte i parregullt, por gjithçka është në rregull për arbitrin anësor dhe festa ndryshon kah. /abcnews.al