Zgjedhja e Drejtorit të Institutit të Krimeve të Komunizmit shtyhet në 23 dhjetor

schedule18:20 - 13 Dhjetor, 2019

schedule 18:20 - 13 Dhjetor, 2019

Çelo Hoxha,  Erald Kapri,  Marçelo Hila dhe  Leka Ndoja, kandidojnë për postin drejtues të drejtorit të Institutit të Krimeve të Komunizmit. Bordi drejtues shtyu vendimin për kandidaturat në datën 23 dhjetor, me arsyetimin se kishte mungesë dokumentacioni në dosjen e tyre.

Bordi drejtues i Institutit të Krimeve të Komunizmit, për rreth 2 orë zhvilloi mbledhjen për drejtuesin e ri të këtij institucioni.  Mbledhja u zhvillua me dyer të mbyllura, e nuk munguan as debatet mes anëtareve. I pari që u largua ishte Vaso  Tole.

Kandidatët ishin lajmëruar për prezantimin e platformave të tyre, por më pas iu bë e ditur se do të dëgjohen në një datë tjetër

4 kandidatët duhet të jenë të pajisur me dy dokumente të rëndësishme, një për pastërtinë e figurës, dhe  një dokument që lëshohet nga autoriteti i dosjeve. Kjo për të vërtetuar që këta emra nuk figurojnë të përfshirë në dosje të sigurimit të shtetit.

Kryetari i bordit  u shpreh se pas plotësimit të dosjes, kandidatët do të dëgjohen nga bordi dhe më pas do të përzgjedhin fituesin.

Deri të mërkurën e ardhshme, mbetet mister përzgjedhja e drejtorit të ri të Institutit të Krimeve dhe  pasojave të Komunizmit, si dhe vizioni i tij për drejtimin e këtij institucioni i cili ka qenë në qendër të sulmeve kohët e fundit./abcnews.al