Analisti Frrok Çupi thotë se tërheqja e SHBA, lidhur me zgjedhjet në vende të huaja, është diçka pozitive.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Çupi u shpreh se ne kemi krijuar realitetin me Amerikën dhe tashmë kjo do i shërbejë edhe vendit për të ecur vetë.
Sipas Çupit, presidenti amerikan, Donald Trump po bashkon Europën.
“Amerikën, kaq të rëndësishme, e kemi krijuar vetë. Amerika nuk ka thënë, dua të jem tutor. Ky realitet është ndërtuar prej nesh. Amerika na e tha që nga fillimi, kur erdhi James Baker, dha donacion vetëm 6 milionë dollarë. Ne kemi qenë, edhe kur njohëm Europën, qëndruam me europianë, ne na shikonin, ku e keni gjetur këtë që Amerika është simbol i demokracisë? Ne kemi dashur tutor, dhe nuk kemi bërë keq. Kemi thënë Amerika. Kjo që po ndodh tani është shok pozitiv, është gjë pozitive. E bën Amerikën më vete, dhe ne më vete. Ose këdo tjetër. Amerika po e bashkon Europën, Europa po bëhet ajo që kemi njohur edhe në historinë. Ne e kemi krijuar këtë dhe do jetojmë shumë herë më mirë, sesa sa për legjendën për Amerikën.”, theksoi ai./abcnews.al

