Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Partizani”, habit Berisha/ Avokatët: Gjyqtarët të kapur nga SPAK! Mungon ish kryeminstri: Do vij kur të kem qejf

schedule10:06 - 21 Korrik, 2025

schedule 10:06 - 21 Korrik, 2025

TIRANË-Në seancën e dytë për dosjen Partizani avokatët e ish-kryeministrit Sali Berisha kërkuan përjashtimin e 3 gjyqtareve që do të gjykojnë dosjen për privatizmin e ish-kompleksit Partizani ku i panmdehur për korrupsion është marë Berisha dhëndëri i tij Jamarbër Malltezi dhe 3 persona të tjerë.

Në seancën e së hënës, avokatët e ish-kryeministyrit pretenduan se asnjë gjyqtar i strukturës së posaçme nuk mund të japë një vendim të drejtë pasi janë të monitoruar dhe vëzhguar nga SPAK dhe BKH.

Sipas tyre kjo mbikëqyrje e gjykatës nga një palë në proces shkel parimin e një gjykate të pavarur duke kërkuar që ky proces të gjykohet nga një trupe e deleguar nga gjykatat e rretheve . Nga ana tjetër prokuroria e përfaqësuar nga arben kraja kërkoi rrëzimin e kësaj kërkese dhe vijimin e seancës gjyqësore.

Por për shkak se avokati Sokol Hazizaj që përfaqëson shoqërinë Home Plan, kërkoi kohë të njihet me dosjen, seanca u shty më datë 15 shtator. Berisha nuk ishte I pranëshimë dhe kërkoi të përfaqësohej nga avokatët e tij mbrojtës. Më herët ai u paraqit në prokurorinë e posaçme në zbatim të masës detyrim paraqitje. Pas daljes nga spak, sulmoi sërish drejtueisn e këtij institucioni si dhe gjyqtaren paraprake Irena Gjoka.

Ish kryeministri Sali Berisha akuzohet nga prokuroria e posacme se ka nxjerrë akte nën ligjore për ti ardhur në ndihmë dhëndërit të tij Jamarbër Malltezi për të përfituar pronën në ishkompleksin Partizani, por në kundërshti me ligjin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!