Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Librazhd, ku një çift të rinjsh kanë mbërritur të helmuar në spitalin e qytetit.
Mësohet se Olsian Hajdari 27 vjec, dhe Rezarta Hajdari 19 vjeçe kanë helmuar veten, ndërkohë që e reja ka ndëruar jetë, raporton gazetari Fatos Salliu për abcnews.al.
Burime bëjnë me dije se 27 vjeçari është dërguar në spitalin e Elbasanit, po ashtu në gjendeje të rëndë për jetën.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se të rinjtë ishin martuar të dielën./abcnews.al