Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Ferr” deri në fund të muajit korrik/ Meterologia: Nga e mërkura deri të shtunën, temperatura deri në 41 gradë

schedule08:30 - 15 Korrik, 2025

schedule 08:30 - 15 Korrik, 2025

Meterologia Rezarta Xhakollari thotë se muaji korrik do të jetë i nxehtë, me temperatura tipike për stinën e verës.

Në emisionin “ABC e Mëngjesit”, Xhakollari u shpreh se në mes të korrikut, temperaturat do të shkojnë deri në 41 gradë.

“Dita e djeshme është regjistruar 37 gradë në disa qytete. Edhe nesër, do të kemi rritje 1-2 gradë, por ende nuk kemi atë 40 gradshin e famshëm. Javës tjetër do të kemi temperatura 40 gradë. Pas datës 21 do të kemi temperatura të larta. Nga e mërkura deri të shtunën, do të kemi temepratura 40-41 gradë celcius. Parashikohet në fund të korrikut të ketë reshje. Nga sot, na pret një korrik dinamik, por nuk kemi korrik klasik të thatë.”, theksoi meterologia./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!