Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Fshesa” Rama mbërrin në Durrës/ Drejtorët që varen nga bashkia dorëzojnë dorëheqjet

schedule10:55 - 10 Korrik, 2025

schedule 10:55 - 10 Korrik, 2025

Kërkesa e kryeministrit Edi Rama për dorëheqjen e drejtuesve rajonalë në bashkitë e Fierit dhe Durrësit ka nisur nga zbatimi.

Teksa kanë nisur të dorëzohen dorëheqjet në grup pranë kryetarit të bashkisë së Fierit, Armando Subashi, nga reforma e vetëpastrimit shpëtojnë emërimet e bëra pas muajit janar.

Drejtorët e OSHEE-së, Kadastrës dhe Tatimeve në bashkinë e Fierit nuk do të jenë të detyruar të japin dorëheqjen pasi janë jo vetëm të emëruar muajt e fundit, por janë edhe figura të reja në administratë publike.

Shënjestër e këtij aksioni politik të kryeministrit Edi Rama janë drejtues të vjetër të administratës vendore. Në bashki ende nuk janë dhënë dorëheqjet e dy nënkryetarëve Baso Bregu dhe Suela Prifti, por abc news mëson se është përzgjedhur emir I ri për këtë post. Bëhet fjalë për Nutsret Avdullanë, ish deputet I PDIU I cili iu bashkua socialistëve pas zgjedhjeve të 2021-shit.

Urdhri I shefit të qeverisë preku edhe Durrësit, ku pranë drejtorisë së burimeve njerëzore në bashki u depozituan dorëheqjet e të gjithë drejtorëve që varen nga ky institucion.

Tashmë i takon komisionit të përbërë nga deputetët e listës së mbyllur dhe vetë kryetares Emiriana Sako për të vlerësuar punën e gjithsecilit prej tyre.

Procesi i vlerësimit të performancës së drejtuesve pritet të mbyllet brenda muajit korrik dhe secili prej drejtorëve do të vijojë ta mbajë ose jo detyrën pas analizës që do të bëhet.

Vala e shkarkimeve përfshiu fillimisht Vlorën, ku u dorëhoqën 21 drejtues institucionesh në varësi të bashkisë, pas kritikave të ashpra të kryeministrit që lidhen me pastrimin e qytetit, zaptimin e hapësirave publike dhe shërbimet ndaj qytetarëve që socialistëve iu besuan mandatin e katërt./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!