Shqipëria ka realizuar një sërë reformash në sektorin energjitik duke lënë pas vendet e Ballkanit.Zv.kryemnistrja Belinda Balluku njëherësh ministre e energjisë prezantoi disa gjetje të raportit ‘Çmimet dhe subvencionet e energjisë në Ballkanin Perëndimor të OECD ku theksoi pozicionimin në vend të parë për energjinë e rinovueshme por edhe për mbështetjen financiare për shtresat në nevojë.
Zv.kryeministrja tha se gjatë vitin e ardhshëm do të vijoj liberalizimi i tregut të energjisë elektrike.
Rritja e performancës energjitike nga kompanitë sipas zv.kryeministres mundësoi uljen e çmimit të energjisë elektrike për më shumë se 1 milionë abonentë me 10.5% ndërsa Politikat në sektorin elektroenergjetik do të vijojnë kenë në fokus uljen e çmimit të energjisë për klientë./abcnews.al

