Deputeti i PS, Erjon Malaj thotë se buxheti i vitit 2027, është buxheti më i madh, dhe kjo e mundësuar nga rritja ekonomike.
Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Malaj u shpreh se ky buxhet është edhe një reflektim për çfarë kërkojnë qytetarët.
“Kemi marrë vendin në një situatë ekonomike katastrofike, sot kemi rritje ekonomike që na i mundësojnë këto ndryshime. Nisur nga ulja e TVSH për ushqimet e deri te ulja e karburantit. Tek rritja apo dyfishimi i bonusit të pensioneve. Janë këto nisma që vijnë edhe si reflektim i gjithçkaje që qytetarët kërkojnë. Ne kemi detyrimin të bëjmë të gjitha këto lëvizje. Ky ka qenë objektivi primar i këtij buxheti. Është reflektimi më i mirë që kanë qytetarët për këtë buxhet. Do jenë qytetarët ata që do e ndjejnë ndryshimin në xhepat e tyre. Kush merr më shumë, duhet të paguajë më shumë. Shëndetësia ka një rol kryesor, parësor. Në të njëjtën kohë zhvillimi i infrastrukturës dhe mbrojtja. Këto janë 3 sektorët kryesorë. Në thelb të gjithçkaje, është shërbimi ndaj qytetari dhe zhvillimi ekonomik i vendit”, theksoi ai./abcnews.al



