Chelsea mposhti 2-1 Lille të martën në mbrëmje dhe u kualifikua mes 16 skuadrave më të mirë në Champions League. Pedro la Barcelonën 5 vite më parë për të vijuar karrierën në “Stamford Bridge”. Kontrata me ekipin londinez përfundon në fund të këtij sezoni.
32-vjeçari ofensiv është shumë i lidhur me klubin katalanas dhe ëndërron të rikthehet sërish te Barcelona. Pavarësisht vështirësive, Pedro flet hapur për Cadena Ser dhe shpreson të rikthehet tek ekipi ku u rrit dhe ku ka kaluar vitet më të bukura të karrierës.
“Për Barcelona kam një dashuri të veçantë, të gjithë e dinë se çfarë ndiej për atë klub. Do të dëshiroja shumë të kthehesha, edhe pse mendoj se është e vështirë“, thekson spanjolli Pedro. /abcnews.al