VIDEO/ Kaos në Bashkinë e Durrësit, qytetarët të revoltuar: Nuk na jep kush zgjidhje

schedule15:27 - 12 Dhjetor, 2019

schedule 15:27 - 12 Dhjetor, 2019

Kur kanë kaluar më shumë se dy javë nga tërmeti që pati epiqendër Durrësin, shumë banorë të këtij qyteti enden pa zgjidhje në dyert e bashkisë. Të goditur nga fatkeqësia natyrore, qytetarët janë të detyruar të përballojnë edhe kaosin apo neglizhencën nga zyrat vendore ku trokasin për njeë përgjigje.

Prej 17 ditësh në radhë të gjata me orë të tëra, banorët presin një përgjigje për zgjidhjen e problemit të tyre.

Qytetarët shprehën shqetësimet e tyre për gazetaren e Abc News Esiona Konomi.

“Kam kërkuar një bonus qiraje, më ka dalë emri, por akoma nuk më kanë thirrur, më thonë që do të të marr në telefon, por akoma jo”, thotë një qytetare.

Të njëjtin shqetësim, ndan edhe një tjetër: “Shtëpinë e kemi të shkatërruar, nuk mund të hyjmë brenda, fëmijët i kam në shkollë, kam ndenjur te prindërit e mi, tani filloi shkolla. Kam aplikuar online, por nuk kam marrë përgjigje”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!