Të moshuarit e Borizanës së njësisë administrative Thumanë tregojnë për “ABC News” se janë të sëmurë dhe se jetesën në kushte të vështira në çadra me plastmas nuk po e përballojnë dot. Siç tregojnë ata edhe banesat e tyre nuk janë vlerësuar nga ekspertët.
Ditë të vështitra pas tërmetit po kalon dhe familja e Xhemal Majës në Borizanë. Ai tregon se është 80-vjeç dhe i sëmurë e nuk përballon këtë mënyrë jetëse në një baraka të sajuar dhe me një çadër që e kanë izoluar me plasmasë se nuk i mbron aspak nga i ftohti. Ky i moshuar nuk e di nëse shtëpia e tij është e banueshme apo jo, pasi inspektorët nuk kanë shkuar për ta verifikuar.
“Jemi tre familje, kërkojmë një zgjidhje, po qëndrojmë jashtë”, shprehet ai.
Pjesëtare e familjes e moshuara flet për vështirësitë me të cilat po përballet çdo ditë. “Jemi jashtë, po rrimë në të ftohtë”, tha ajo.
Pjesa më e madhe e banorëvë të fshatit Borzanë të njësisë administrative Thumanë që janë dëmtuar nga tërmeti edhe pse kanë kaluar mbi 2 javë nuk janë në vëmendjen e institucioneve./abcnews.al