Bojkoti i lojtarëve, çështja e dënimit dhe merkato: Ardjan Takaj flet troç

schedule11:58 - 12 Dhjetor, 2019

schedule 11:58 - 12 Dhjetor, 2019

Skënderbeu, në kushtet që është, sigurisht që mund të përballet edhe me vështirësi financiare. Korçarët janë të dënuar nga UEFA për të mos marrë pjesë në kupat e Europës, ndërkohë që dy ditë më parë lojtarët kanë bojkotuar stërvitjen për shkak se nuk janë shlyer financiarisht.

Presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, ka dalë para mediave dhe ka folur në lidhje me situatën e krijuar te korçarët. “Pagesat normalisht që u takojnë futbollistë. Kanë të drejtat e tyre, por u zgjidh. Nuk është problem i pazgjidhshëm. Biseduam me ekipin. Vumë edhe kalendarin e pagesave dhe besoj se jemi në rregull.

Është bërë një kalendar për pagesat. Janë disa lojtarë, 4-5, që kanë nga dy paga të prapambetura. Do shlyhen sipas kalendarit”, shprehet numri një i klubit korçar, i cili nuk është shumë dakord me atë që bënë futbollistët.  “Ishte diçka e nxituar. Duhet të ishim koordinuar. Nuk mund të merret një vendim i tillë.

Çdo gjë duhet të zgjidhet brenda familjes, jemi një klub futbollit. Nuk ka nevojë për masa, e quaj një nxitim të futbollist. Ata tani duhet të reagojnë në fushën e lojës. Karrierën e bëjnë aty dhe jo duke u marrë me mediat apo me bojkote. Bojkoti ishte i nxituar, nuk e di në çfarë rrethanash u mor ai vendim. Tani gjithçka është zgjidhur”, shtoi Takaj.

Takaj, gjatë deklaratës së dhënë për mediat

Presidenti i Skënderbeut flet edhe për takimin që pati me futbollistët: “Ne nuk jemi mësuar t’i zgjidhin gjërat me nervozizëm dhe të bërtitura. Folëm normalisht, sikurse  flitet. Ata kërkojnë një të drejtë, që normalisht ju plotësua. Është e drejta e tyre, ashtu e menduan dhe ashtu e bënë. Klubi ka rregulla dhe sanksione”.

Në lidhje me ecurinë e Skënderbeut në fushë, Takaj shton: “Nuk është se jam i kënaqur, nuk mund të jetë skuadra në këto pozicione. Edhe pse nuk marrim pjesë në Europë, investimet janë bërë. Në qershor presim vendimin përfundimtar për dënimin. Kemi investuar për të qenë në vendet e sipërme në klasifikim”.

Korçarët në janar pritet të pësojnë ndryshime: “Merkato do ketë. Gjithmonë jemi të hapur, nuk pengojmë lojtarët premtues. Edhe në momente të suksesshme, në mes të sezonit kemi bërë merkato. Nuk i pengojmë ata lojtarë që kanë një perspektivë shumë më të mirë jashtë vendit. Emra qarkullojnë, por nuk është se ka gjëra konkrete. Kur të ketë, do i bëjmë të ditura lëvizjet”.

Në fund Takaj flet edhe në lidhje me vendimin përfundimtar për dënimin e Skënderbeut. “Besojmë shumë te Gjykata Federale. CAS dhe UEFA janë po të njëjta dhe nuk është se ishte surprizë vendimi i CAS. Gjykata Federale është diçka tjetër dhe presim drejtësi”, ka përfunduar presidenti i Skënderbeut. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!