Albin Kurti që fitoi zgjedhjet në Kosovë, u pyet nga DW nëse Vetëvendosje do të marrë pjesë në zgjedhjet elektorale të Shqipërisë. Ai nuk e mohoi këtë, por theksoi se dega e VV në Shqipëri ka autonominë e saj. Sakaq ai thumboi Kryeministrin Rama, i cili ishte mbështetës i Thaçit për çështjen e kufijve të Kosovës.
“Besoj që emri Vetëvendosje është shumë demokratik, sepse vjen prej poshtë jo nga lart .Eshtë e kundërta e shkëmbimeve territoriale që vijnë nga lart, prej krerëve që silleshin në mënyrë monarkike”, tha Kurti.
Deutsche Welle: A do të dalë Vetëvendosja në garë kur bëhet fjalë për fushatën e ashpër elektorale në Shqipëri?
Albin Kurti: Aktivistët tanë në Tiranë kanë qendrën e tyre, që ka emrin “Lëvizja Vetëvendosje”, por kanë autonominë e qendrimeve dhe të veprimeve dhe të vendimeve. Besoj që emri Vetëvendosje është shumë demokratik, sepse vjen prej poshtë jo nga lart .Eshtë e kundërta e shkëmbimeve territoriale që vijnë nga lart, prej krerëve që silleshin në mënyrë monarkike. Vetëvendosja në Tiranë ka për qëllim që të ndërgjegjësojë dhe organizojë sa më shumë popullin atje për aktivitete në frymën e lëvizjes, por jo duke marrë direktiva nga Prishtina.
Lexo edhe:INTERVISTA E PLOTE/ Albin Kurti tregon si do i ndajë ministritë me LDK-në