Jashtë stadiumit ishin tifozët turq ata që sulmuan francezët, por në fushë është tjetër histori. PSG ka shënuar dy gola të shpejtë dhe rezultati është vulosur. Diçka më shumë se gjysmë ore rezistoi ekipi mik, ndërsa Icardi vazhdon të shënojë.
But de Icardi ! 1-0 #PSGGAL #PSGGS pic.twitter.com/UZBWCWZz6a
— Zaarox_?? (@ActualityPsg) December 11, 2019
Argjentinasi zhbllokoi ndeshjen në minutën e 32-të pas një pasimi të Mbappe. Ylli francez u tregua altruist dhe Icardi e pati të thjeshtë për të shënuar golin e pestë në Champions me ekipin e ri. Pas tre minutash erdhi edhe goli i Sarabia. Spanjolli mori një pasim nga Neymar dhe realizoi nëpërmjet një diagonaleje të saktë. /abcnews.al