Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, merret në pyetje nga Prokuroria Speciale

schedule10:26 - 18 Qershor, 2025

schedule 10:26 - 18 Qershor, 2025

Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi, është paraqitur në Prokurorinë Speciale ne Kosove kete të mërkurën për tu marre ne pyetje lidhur me hetimet rreth dhënies me qira të fabrikës për përpunimin e nënprodukteve shtazore nga Ministria e Bujqësisë.

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, e ka përmendur Bislimin për çështjen e funksionalizimit të kësaj fabrike.

Ne fund të majit, Prokuroria Speciale urdhëroi bastisje në katër vendndodhje të ndryshme në Prishtinë e Ferizaj lidhur me dyshimet për keqpërdorim të kontratës për dhënien me qira të këtij impianti.

Ministri Peci u pyet ne prokurori, pas tij edhe kryeshefi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, Bekim Hoxha.

Ata publikisht deklaruan se ka vepruar në interes të publikut, edhe pse ne thelb te kesaj ceshtje eshte korrupsioni.

Një ditë para kryerjes së bastisjeve në Ministrinë e Bujqësisë, opozita ne Kosove e akuzoj ministrin e Kurtit, Faton Peci se pa ankand publik, i ka dhënë me qira pronën për fabrikën për mbetjet shtazore një kompanie për 20 vjet, duke shkelur Ligjin për pronën publike, që që pronat publike të jepen me qira vetëm përmes ankandit publik dhe jo më shumë se 15 vjet, përveç në rastet kur merre vendimi në Kuvendin e Kosovës. Besnik Bislimi eshte nje emer me shume ne listen e gjate te ministrave te Albin Kurtit qe kane llogari te hapura me drejtesine.

Për cilën fabrikë bëhet fjalë?
Në Parkun Industrial në Drenas, dhjetorin e vitit 2019 kishte përfunduar ndërtimi i fabrikës, ku parashihej të përpunoheshin dhe asgjësoheshin nënproduktet shtazore.

Por, funksionalizimi i fabrikës – ndërtimi i së cilës kushtoi 7.7 milionë euro – nisi më 2024, kur u hap thirrja për kompanitë që të aplikonin për marrjen në shfrytëzim të saj dhe për të nisur punën në grumbullimin dhe kategorizimin e nënprodukteve shtazore.

U raportua se kompania kosovare LIP KS & IT SH.P.K. u përzgjodh për ta funksionalizuar fabrikën, me afat operimi për 20 vjet, përkatësisht deri më 2044. U tha se kjo kompani ishte regjistruar në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës (ARBK) vetëm 5 ditë pas thirrjes për aplikim.

Kësisoj dyshohet se nuk u përmbushën kriteret që fituesi i kontratës të kishte përvojë 12 deri në 15-vjeçare në përpunimin e nënprodukteve shtazore, dhe të dëshmonte se në tre vjetët e fundit kishte përpunuar 20 mijë tonë të nënprodukteve shtazore.

Një ditë para kryerjes së bastisjeve në Ministrinë e Bujqësisë, Partia Demokratike e Kosovës deklaroi se ministri në detyrë Peci, pa ankand publik, ia ka dhënë me qira pronën për fabrikën për mbetjet shtazore një kompanie për 20 vjet.

PDK-ja tha se Ministria e Bujqësisë ka shkelur Ligjin për pronën publike, që tha se parasheh që pronat publike të jepen me qira vetëm përmes ankandit publik dhe jo më shumë se 15 vjet, përveç në rastet kur merre vendimi në Kuvendin e Kosovës./rel

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!