Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama i prekur nga mesazhi i Lejla Moses-Ones për tërmetin: Do ia lexoj Zahos kur të rritet

schedule19:08 - 11 Dhjetor, 2019

schedule 19:08 - 11 Dhjetor, 2019

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë mbrëmje takimin e fundvitit me ambsadorët e huaj në Shqipëri, ku në fjalën e tij e vuri theksin te tragjedia e 26 nëntorit.

Gjatë fjalës së tij, Rama rikujtoi edhe njëherë momentet e tmerrit të tërmetit që kaloi vendi.

Rama tha se kurrë nuk i ka publikuar dhe as ruajtur mesazhet e ambasadorëve, por mesazhin e të dërguarës së SHBA, Lejla Moses-Ones, e ka nxjerrë në një folder dhe do ta ruajë gjithmonë për t’ia treguar djalit të tij, Zahos.



“Nuk kam ndërmend t’i publikoj ndonjëherë mesazhet tuaja që vijnë në telefonin tim dhe as i ruaj në ndonjë arkiv, por mesazhin e Lejlës e kam nxjerrë në një folder të veçantë dhe kur im bir sot 5 vjeç, Zaho, të rritet dhe pak e të bëjë pyetjen e parë për SHBA unë do t’i lexoj atë mesazh për ta prezantuar si shqiptarë me Amerikën”, tha Rama.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!