Kryeministri Rama zhvilloi një vizitë zyrtare në Francë, për tu pritur në Pallatin Elize nga Presidenti Emanuel Macron. Në takimin në Paris, Rama dhe Macron biseduan në një drekë pune, larg mediave, për një axhendë të ngjeshur me në krye integrimin europian.
Ky takim vjen vetëm 2 javë pas Samitit BE-Ballkan Perëndimor në TIvat të Malit të Zi, ku Presidenti francez Macron dhe kancelari gjerman Merz prezantuan për herë të parë propozimin e tyre për integrim gradual në BE, një anëtarësim i vendeve kandidate më herët në tregun ekonomik europian dhe zonën Shëngen, por për një periudhë prove pa te drejte veto.
Një propozim ky që tashmë ka marrë mbështetjen e vendeve të Beneluksit, ndërsa është mirëpritur nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Në tryezë, u diskutuan edhe partneriteti strategjik Francë-Shqipëri, samiti i NATO-s në Ankara, si dhe marrëveshjet e përbashkëta mes dy vendeve, duke filluar nga bashkëpunimi ekonomik, energjetik, arsim, investimet francize në Shqipëri, liceun francez në Korccë, projektet e AFZH në energji dhe mjedis, mundësi bashkëpunimi në transport, infrastrukturë dhe mbrojtje.
Takimi në Paris, riafirmoi mbështetjen e Frances për vazhdimin e procesit të integrimit të Shqipërisë në BE, duke respektuar kriteret dhe parimet europiane.
Po ashtu, ky takim rikonfirmoi edhe marrëdhëniet e mira mes dy shteteve. Kjo ishte vizita e pestë zyrtare e Ramës në Paris prej vitit 2018, ndërsa Macron ka hyrë në histori si Presidenti i parë Francez që ka vizituar zyrtarisht Shqipërinë.



