Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Hungaria drejt ndryshimeve të mëdha/ Qeveria paralajmëron shkarkimin e presidentit dhe reforma kushtetuese

schedule15:39 - 22 Qershor, 2026

schedule 15:39 - 22 Qershor, 2026

Qeveria e Hungarisë ka paralajmëruar nisjen e një pakete reformash kushtetuese dhe masash të gjera kundër korrupsionit, të cilat pritet të zbatohen gjatë muajve të ardhshëm.

Gjatë një fjalimi në parlament, Péter Magyar deklaroi se ekzekutivi synon të ndërmarrë hapa për shkarkimin e presidentit të vendit përmes një amendamenti kushtetues, ndërsa reforma e plotë kushtetuese pritet të nisë në vjeshtë.

Sipas tij, qeveria do të ndërmarrë gjithashtu masa ekonomike, politike dhe ligjore për të luftuar korrupsionin dhe për të forcuar transparencën në administratën publike.



Një nga nismat kryesore të paralajmëruara është krijimi i Agjencisë Kombëtare për Mbrojtjen dhe Rimëkëmbjen e Aseteve, institucion që do të ketë si objektiv identifikimin, sekuestrimin dhe rikuperimin e pasurive të përfituara në mënyrë të paligjshme.

Autoritetet hungareze kanë theksuar se reformat synojnë forcimin e shtetit ligjor, rritjen e besimit të qytetarëve te institucionet dhe luftën ndaj korrupsionit në të gjitha nivelet e qeverisjes.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!