Neymar është një ndër lojtarë më të ndjekur në botë sa i takon rrjeteve sociale, me yllin brazilian që numëron mbi 100 milionë ndjekës në të gjitha platformat e tij.
Në Instagram, Neymar është shumë aktiv dhe shpeshherë publikon video ose foto brenda dhomave të zhveshjes së PSG-së, duke u tallur me shokët e tij të skuadrës.
Kësaj radhe, viktimë ka qenë mesfushori italian, Marco Verrati. Ky i fundit ka vendosur një shami në kokë dhe menjëherë, ky detaj nuk i ka shpëtuar Neymarit, i cili ka bërë një krahasim epik.
“Si Eminem italian”, shkroi ylli brazilian, duke përmendur edhe emrin e Verratit. Pavarësisht problemeve me klubin dhe me tifozët, Neymar duket se ka raporte shumë të mira me shokët e tij të skuadrës./abcnews.al