Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Doganat, shtyllë kyçe për integrimin/ Ekspertja e ekonomisë: Bizneset tona, gati për tregjet evropiane!

schedule14:32 - 12 Qershor, 2025

schedule 14:32 - 12 Qershor, 2025

TIRANË- Doganat janë një shtyllë kyçe drejt unionit doganor dhe integrimit në Bashkimin Europian sipas zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Synimi kryesor sipas saj është fokusi te masat konkrete për të lehtësuar tregtinë për bizneset, procedurat por edhe thjeshtimin e tyre përmes proceseve digjitale.

Balluku në tha se mbyllja e negociatave brenda vitit 2027 është një objektiv ambicioz i qeverisë shqiptare.

Ekspertja e ekonomisë, Teuta Nunaj, e ftuar në “Money Report” tha se unifikimi i tregut të vendeve të Ballkanit Perëndimor do krijonte më shumë lehtësi dhe për pasojë me tepër shkëmbime tregtare.

Heqja e barrierave doganore shtoi ajo do të përkthehej në më pak kosto te produkti dhe për rrjedhojë fitim më i madh për ekonomitë respektive.

“Një unifikim më i madh i tregjeve të Ballkanit Perëndimor i japin më shumë ekonomisë të secilit prej vendeve dhe i jep mundësi këtij tregu rajonal për më shumë investime të huaja, sepse tregu shihet si më i madh dhe jo i kufizuar.

Me anëtarësimin në CEFTA, është rritur volumi i tregtisë mes vendeve dhe flas për gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor. Të qenurit brenda bashkimit doganor, do të thotë se vendet mes tyre nuk kanë një taksë doganore. Kemi më pak ngarkesë në koston e produktit”, tha ajo.

Ajo theksoi se bizneset shqiptare. në pjesë e tyre, janë integruar tashmë në tregun evropian. Kjo e dhënë shtoi ekspertja e ekonomisë vërtetohet tek fakti se Shqipëria ka njohur rritje të vëllimit të eksporteve drejt tregut të vendeve të Bashkimit Evropian.

Tregtia në këtë tyre pohoi ajo do të thotë se bizneset tona po punojnë me mendësi dhe standarde, siç i kërkon tregu jashtë.

“Udhëtimi i bizneseve tona drejt BE gjykoj se ka vite që ka nisur. Eksporti drejt BE ka qenë më i madh në volumin tregtar e kemi më të madh, pikërisht me këtë treg dhe këtë treg kompanitë e kanë synuar duke respektuar standardet që kërkon BE.

Një pjesë e kompanive e kanë realizuar këtë proces, pasi prodhojnë dhe eksportojnë  produkte të standardeve të huaja. Bizneset kanë pasur dhe kanë mjaftueshëm kohë. Janë të gatshme, bizneset e kanë të gjithë kohën e duhur, që të jenë biznese bashkëkohore në këtë rrugëtim”, tha ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!