Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Maran kthehet me risi në Kombëtare. Trajneri kuqezi zbulon emrat e futbollistëve për sfidat e nëntorit

schedule12:06 - 6 Nëntor, 2026

schedule 12:06 - 6 Nëntor, 2026

Trajneri i kombëtares së Shqipërisë, Rolando Maran zbuloi listën me emrat e futbollistëve që do të ketë në dispozicion për dy ndeshjet e nëntorit, të fundit në Ligën e Kombeve, kundër Finlandës dhe Bjellorusisë, më 12 dhe 15 nëntor.

Mes 27 lojtarëve të ftuar, Maran ka vendosur të kthejë sytë nga Kategoria Superiore, duke thirrur dy lojtarët e Dinamo City, Klevi Qefalija dhe Ysni Ismaili.

I pari debutoi në ndeshjet e tetorit, ndërsa për mbrojtësin kjo është hera e parë në kombëtare.



Po ashtu, në mbrojtje është kthyer Arlind Ajeti që në ndeshjet e fundit mungoi për shkak dëmtimi.

Kombëtarja do të nisë grumbullimin zyrtarisht të dielën në datën 10 nëntor./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!