TIRANË -Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho, në konferencë për mediat dha porositë e fundit për lojtarët, në prag të sfidës me Serbinë.
Ai kërkoi fokus dhe përkushtim në fushë nga të gjithë lojtarët.
Tekniku kuqzi u shpreh se ka studiuar ekipin kundërshtar dhe lojtarët janë gati për sfidën, që lihet të shtunë në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45 minuta.
“Tifozët janë mbështetja jonë. E kemi analizuar lojën e kundërshtarit dhe lojtarët tanë janë gati.
Janë 90 minuta ndeshje, duhet ta shijoni ndeshjen, sigurisht me respekt ndaj kundërshtarit, por që keni një mundësi në duart tuaja për të bërë diçka të mirë dhe të lini shpirtin dhe zemrën në fushë”, theksoi ai./abcnews.al

