500 mijë euro pasuri janë sekuestruar në Kamëz nga Policia mesditën e së enjtes. Sipas informacionevce pasuritë që arrijnë shifrën e konsiderueshme prej 500 mijë euro i përkisnin një të dënuari në Mbretërinë e Bashkuar pasi ishte kapur me shtëpi bari.
Policia njofton se u ekzekutua vendimi për sekuestrimin e pasurive të Bujar Lleshit. I cili rezulton i dënuar në Mbretëri të Bashkuar, për kultivim të bimëve narkotike.
Pasuritë e sekuestruara, me vlerë rreth 500 mijë euro, që ndodhen në Kamzë, janë 1 objekt banimi, 2 automjete të tipeve “Jeep” dhe “Opel Corsa” si dhe 1 aktivitet tregtar me objekt blerjen, shitjen dhe riparimin e automjeteve.
Policia thotë se vijon ende punën dhe hetimitn për të parë nëse ka pasuri të tjera të Bujar Lleshit apo familjarëve të tij që mund të jenë nga aktivitet kriminale.
Njoftimi i plotë:
Sekuestrohen pasuri me vlerë rreth 500 000 euro, në pronësi të një shtetasi të dënuar në Mbretëri të Bashkuar, për kultivim të bimëve narkotike, me llamba.
Si rezultat i hetimeve të ndjekura nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Prokuroria e Tiranës, në bazë të një procedimi të regjistruar për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”, u finalizua operacioni “Source”.
Në kuadër të operacionit, u ekzekutua vendimi për sekuestrimin e pasurive të shtetasit B. Ll. (të dënuar në Mbretëri të Bashkuar, për kultivim të bimëve narkotike, në ambient të mbyllur) dhe të familjarëve të tij. Pasuritë e sekuestruara, me vlerë rreth 500 000 euro, që ndodhen në Kamzë, janë:
-1 objekt banimi;
-2 automjete të tipeve “Jeep” dhe “Opel Corsa”;
-1 aktivitet tregtar me objekt blerjen, shitjen dhe riparimin e automjeteve.
Vijon puna për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera që kanë burim veprimtarinë kriminale të këtij shtetasi.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

