Policia italiane ka arrestuar dy shqiptarë në Prato të akuzuar për veprën e grabitjes dhe rrëmbimit të rëndë.
Sipas mediave italiane dy autorët e arrestuar janë përkatësisht, 29 dhe 19 vjeç. Arrestimi i tyrë është bërë pasditen e së shtunës, ku dy të rinjtë shqiptarë sapo kishin kryer një grabitje brutale, brenda një apartamenti të një familje me kombësi kineze.
Forcat policore duke kaluar në një zonë periferike të Pratos, panë dy të rinj, që më vonë mësuan se janë shqiptarë, e që tërhiqnin një kasafortë të vjedhur, me synimin për ta marrë atë.
Ndërhyrja e menjëhershme e oficerëve të policisë bëri që një prej autorëve të bllokohej menjëherë, ndërsa i dyti u përpoq të përfitontenga situata dhe të arratisej duke përshkuar lumin Bisenzio, ndërsa u arrestua në anën tjetër të bregut nga një tjetër patrullë policore.
Sic bëjnë me dije autoritetet, të dy të dënuarit, duke përfituar nga errësira, më parë kishin arritur në ballkonin e shtëpisë, duke u ngjitur përgjatë një tubi gazi, më pas të hynin në apartament, ku kërcënuan një djalë adoleshent, duke e mbyllur ato në njërën nga dhomat. Pas kësaj autorët kanë identifikuar praninë e një kasaforte, të cilën e grabitën, ku kanë marrë xhevahire dhe para të familjes kineze.
Ndërsa në një deklaratë për mediat policia italiane kërkoi të bëhet kujdes në ditët e festave, pasi vjedhjet shtohen./abcnews.al