Mediat e huaja raportojnë se përmes një lidhjeje me skype nga spitali psikiatrik, Petrit Lekaj pranoi se kishtë vrarë vajzën e tij para gjykatësve të Gjykatës Supreme në Adelaide.
Studentja 20-vjeçare u gjet e vdekur brenda makinës së saj pranë banesës në muajin korrik të këtij viti. Brenda mjetetit u gjet edhe babai i saj i plagosur.
Sic shkruajnë mediat, prokurori ka kërkuar një raport të pavarur nga specialistër psikiatër për të akuzuarin i cili e ka pranuar krimin. Por deri më tani kur kanë kaluar disa muaj pas ngjarjes, nuk dihet motivi i saj.
Edhe nëna e Sabrinës, mbetet konfuze për motivin që e shtyu bashkëshortin e saj të kryejë këtë krim.
Avokati mbrojtës i shqiptarit, Ben Sale i kërkoi gjykatës sot kohën e nevojshme për të siguruar raportin psikiatrik përpara dhënies së dënimit.
Ai tha se ka pasur disa vonesa për shkak të shëndetit të klientit të tij. Në gjykatë sot, avokati i tij mbrojtjes Ben Sale tha se vendimi për fajësinë e tij ishte arritur pasi ishin marrë shumë ceshtje “ne konsiderate”.
Gjyqtari Trish Kelly e shtyu vendimin per gjykimin deri më 4 shkurt. Një tjetër media raporton se shqiptari ka pasur nje te kaluar jo te paster, pasi i kane zbuluar se ka qene i dënuar për drogë perpara 20 vjetesh.