Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dorëhiqet papritur gjyqtarja e Krimeve të Rënda, Liljana Baku

schedule14:06 - 9 Dhjetor, 2019

schedule 14:06 - 9 Dhjetor, 2019

Ka dhënë dorëheqjen gjyqtarja e Gjykatës së Krimeve të Rënda (Shkalla e Parë), Liljana Baku. Dorëheqjen e ka paraqitur më datë 22 Nëntor tek Këshilli i Lartë Gjyqësor, ndërsa vetëm sot është bërë i ditur për mediat.

Gjyqtarja Baku, ka shqyrtuar mjaft çështje të rëndësishme, ndërsa mbahet mend për çështjen “Tahiri”. Rreth dy vite më parë, ajo vendosi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për ish-ministrin e Brendshëm. Kjo masë e dhënë prej saj u rrëzua në Apel, dhe Tahiri u la me “detyrim paraqitje”. Po kështu, gjyqtarja Baku kishte vendosur bllokimin e pasaportës së Tahirit, gjatë kohës që ai ishte nën hetim, por sërish Apeli e rrëzoi vendimin e saj.

Gjyqtarja Baku, kërkesën për dorëheqje e ka motivuar për “arsye personale”, duke theksuar se do të dalë nga sistemi i drejtësisë dhe të punojë në sektorin privat si juriste. /abcnews.al



 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!