Në emisionin “Real Story” në ABC News, kryeministri Rama iu përgjigj pyetjes se përse SHBA ndryshe nga zgjedhjet e mëparshme është më pa prezente në zgjedhjet e 11 majit. Rama tha se kjo gjë nuk lidhet me Shqipërinë, më shumë se sa lidhet me situatën aktuale në sferën politike në SHBA. Ai shtoi se administrata e re e Trump do të jetë shumë më pak prezente, se sa mund të kenë qenë më parë.
“Nuk ka lidhje me ne kjo. Është e përgjithshme janë në një moment të ri ristartimi. Është fare normale, që të mos jenë fare prezentë në mënyrën se si ka qenë më përpara dhe nuk mendoj se do të jenë më prezentë, në mënyrën se si kanë qenë më përpara, të paktën me këtë administratë.”
Kryesocialisti shtoi se nuk ndjehet aspak i shqetësuar për një mungesë të ndërkombëtare në këto palë zgjedhje. Njëkohësisht lidhur me këtë temë nuk ndali as ironitë për kundërshtarët politikë.
“Nuk më shqtëson fare. Unë mendoj se ky ka qenë një nga defektet e mëdha dhe një nga të metat dhe shprehet më të pakuptimplota të politikanëve të këtij vendi që i kanë zgjedhur vetë ambasadorët dhe ambasadat për arbitra dhe vende arbitrimi, sepse normalisht duhet që t’u trajtojnë njëri-tjetrit momente të vështira dhe kur e them këtë nuk e kam fjalën për ndonjë paqe ideale, por janë duke folur për atë që bëjnë gjeneralët në fushën e luftës dhe kur ushtarët e tyre janë duke u vrarë me njëri-tjetrin.”/abcnews.al

