Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Nga Greqia, dy ditë asnjë votë/ Përfaqësuesja e PS në KQZ: Problematikat, në zonat ku DHL nuk ka zyra

schedule18:30 - 5 Maj, 2025

schedule 18:30 - 5 Maj, 2025

Përfaqësuesja e PS në KQZ Elena Xhina në një intervistë në “Tirana Live” në ABC News, foli për situatën në Greqi, dhe problematikat që janë shfaqur lidhur me dorëzimin e zarfeve për votat, për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Ajo u shpreh se në Greqi janë shfaqur më shumë probleme në zonat ku DHL nuk ka zyra, ndërsa theksoi se shtetet e tjera nuk kanë pasur situatë të tillë. Më tej foli edhe për akuzat e PD, duke i cilësuar ato si të pavërteta dhe se nuk ka asnjë provë që KQZ është e infiltruar.

“Kemi pasuri komunikime intensive dhe me stafin e KQZ. Duhet thënë që Greqia është shumë problem. Nuk ishte menduar të shkonte kështu gjitha problematika lidhen me ato zona ku DHL nuk ka shërbime dhe ka deleguar posta të tjera dhe këtu kanë dalë probleme. Është bërë e pamundur nga kompania për t’ja dorëzuar atyre në banesë. KQZ menjëherë sapo të përfundojë procesi duhet të shohë sa zarfe nuk janë kthyer mbrapsht sepse pagesa është kthyer për të gjitha zarfet. Patjetër do të ketë diskutime, por në këtë moment KQZ nuk ka çfarë ë ndërhyjë. Dimë që DHL do punojë me orare të zgjatura kryesisht në Greqi. Është fati i mirë që Greqia është afër. Ky është një veprim që është i shtrirë në një limit kohor dhe KQZ nuk zgjidh dot gjë edhe nëse ndërhyn. Unë shpresoj që do të ketë një ndërgjegjësim të qytetarëve që do të shkojnë t’i tërheqin vetë zarfet. Pothuajse në çdo shtet kemi pasur ndonjë problematikë, por janë adresuar dhe janë zgjidhur. Të gjithë shtetasit që kanë njoftim nga DHL, u bëjmë thirrje që të shkojnë në pikën më të afërt për të tërhequr zarfet e tyre”, u shpreh ajo.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!