Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Ku i mori bufi 6 milionë dollarë”/ Rama në Lezhë: Latifi ka ikur, magjia nuk po funksionon

schedule17:54 - 4 Maj, 2025

schedule 17:54 - 4 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama thotë se ende nuk dihet se ku i mori Sali Berisha, 6 milionë dollarë për kontratën e lobimit të PD në SHBA.

Në Lezhë. Rama u shpreh se Chris Lacivita mori shumë para, por ka ikur, teksa magjia për heqjen e non gratës nuk po funksionon.

“Pse bufi merret me lamborghinin e Noizyt është temë tjetër. Bufi ca kënge ka kënduar që mori 6 milionë dhe i nisi në Amerikë? Mesa kuptoj unë, deri tani, i mori Latifi gjithë ato lekë se do bënte magji këtu. A ka ikur? Nuk e di. Latifi nuk dihet nga është, magjia mesa duket nuk po funksionon. Bufi do vazhdojë deri të premten duke i treguar të gjithëve sa madhështore do jetë fitorja. Në 11, në darkë fitorja më madhështore e kënetës, më 12 paradite, do thotë fitorja është në kufi. Më 13, bufi do thotë vjedhja më madhështore e historisë. Kjo është dinamika që do zhvillohet”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!