Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

“Na duhet një shumicë më 11 maj”, Rama: PS nuk ka asnjë moment që të ketë tradhtuar interesin kombëtar

schedule18:45 - 3 Maj, 2025

schedule 18:45 - 3 Maj, 2025

SARANDË- Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, gjatë takimit elektoral në Sarandë, u shpreh se partia që drejton, ka dëshmuar së është alternativa që mbron interesin kombëtar.

Ai u shpreh se në 35 vjet, PS mund te këtë bërë dhe gabime, por nuk ka asnjë rast që të ketë tradhtuar interesin kombëtar.

“Ato parti të vogla janë cikli i dytë i farës së të ndjerës LSI dhe juve kjo ju kujtohet mirë se çfarë kemi hequr duke i provuar të gjitha dhe konkluzioni im është: sa më e vogël një parti, aq më të vogla interesat e atyre. Partitë e vogla janë për interesa të vogla.



PS është për interesin kombëtar. PS ka bërë shumë gabime në 35 vjet, mund të këtë pasur momente  jo për t’u krenuar, por nuk ka asnjë moment që të këtë tradhtuar interesin kombëtar. Na duhet një shumicë dhe një mesazh, që në populli shqiptare e duam Shqipërinë në BE”, theksoi Rama.

Ai shtoi se më 16 maj në Tiranë do të zbarkojnë të gjithë udhëheqësit e Evropës. Kjo ngjarje shtoi ai është dëshmi e arritjeve dhe besimit që ka Shqipëria në arenën ndërkombëtare.

“Në 16 maj, kur të ketë përfunduar numërimi i votave, aty poshtë, nën këmbët e Skënderbeut në Tiranë, do vijojnë të tërë udhëheqësit e kontinentit evropian, e paimagjinueshme deri para pak vitesh”, tha ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!