Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Rama pret në Kryeministri Mbretin e Jordanisë, Abdullah II: Monark i respektuar botërisht dhe një mik i çmuar posaçërisht

schedule14:41 - 2 Maj, 2025

schedule 14:41 - 2 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama priti në zyrën e tij në kryeministri Mbretin e Jordanisë, Abdullah II bin Al-Hussein. Pas takimit Rama postoi një status në rrjetet sociale ku shprehu kënaqësinë e takimit me një monark të respektuar botërisht si Abdullah II bin Al-Hussein.

“I nderuar të mikprisja sot me një kënaqësi të veçantë, Mbretin e Jordanisë Abdullah II bin Al-Hussein, një monark i respektuar botërisht dhe një mik i çmuar posaçërisht”, ka shkruar kryeministri Edi Rama.

Mbreti i Jordanisë erdhi në Shqipëri me ftesë të Presidentit Bajram Begaj. Më herë ata patën një takim tête-à-tête ku folën për forcimin e bashkëpunimit të dy vendeve.

Kjo është hera e dytë të Abdullah II që vjen në vizitë zyrtare në Shqipëri, pasi ai zhvilloi takim me kryeministrin Edi Rama më 12 Maj të vitit 2015./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!