Milani ka fituar 2-3 në transfertë përballë Bolognas. Kuqezinjtë e drejtuar nga Stefano Pioli kërkonin me doemos fitoren dhe pas 90 minutave ia dolën.
“Djalli” e nisi shumë mirë ndeshjen, me Piatek që shënoi në minutën e 15-të. Bomberi polak u rikthye pas dy muajsh në listën e golashënuesve.
Në minutën e 32-të, mbrojtësi Hernandez dyfishoi për Milanin, por 8 minuta më vonë, shënoi autogol, duke çuar shifrat në 1-2.
Bonaventura shënoi në minutën e parë të pjesës së dytë, për të rikthyer avantazhin e dy golave. Sansone në minutën e 84-ët çoi shifrat në 2-3 dhe rihapi ndeshjen, por Milani u mbrojt në minutat e mbetura dhe mori tri pikë të arta./abcnews.al