Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, foli pas humbjes 1-0 ndaj Teutës për Supersport, ku tha se barazimi do të ishte rezultati më i drejtë. Në fjalën e tij, Daja preku disa tema, ku u ndalua edhe te merkato e janarit.
NDESHJA – “Sot duhet të luftonim më shumë në fushë. Mendoj se ndeshje duhej të dilte barazim, sepse u vendos nga një episod dhe një shpërqendrim. Gjithsesi, ajo që nuk funksionoi sot dhe që e kemi patur armën tonë më të fortë, ishte sulmi i shpejtë”.
REZULTATI – “Teuta, sidomos në gjysmën e dytë të pjesës së dytë, u hodh në kërkim të golit duke lënë shumë hapësira mbrapa. Kemi humbur një ndeshje që nuk duhej ta humbnim. Megjithatë, në fund ka tuar rikthimi i jetës sportive në Durrës. Sot nuk kishte humbës. Ne do të luftojmë deri në fund dhe do të vazhdojmë të ecim përpara.
MERKATO – “Nëse do të kemi kërkesa që klubi do t’i shikojë të arsyeshme, atëherë do të kërkojmë t’i zëvendësojmë lojtarët që mund të shiten, edhe pse janari nuk ofron shumë zgjidhje”/abcnews.al