Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Çliruam drejtësinë nga kthetrat e pushtetit politik”/ Rama: Bufin e rikthyen ata që janë mësuar në kënetë

schedule09:03 - 29 Prill, 2025

schedule 09:03 - 29 Prill, 2025

“Askush nuk ka bërë asnjë hap për të çliruar drejtësinë nga kthetrat e pushtetit politik”, kështu u shpreh kryeministri Edi Rama gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit e tij në Facebook.

Kryesocialisti Rama gjithashtu theksoi se drejtësia e re është mbështetur plotësisht nga PS dhe se u arrit sipas tij vetëm falë mbështetjes së tij se partisë së tij.

“E patë se çfarë ndodhi me zëdhënësin e bufit dhe një kukumjacke që thane Edi Rama dështoi për të shkuar në Beograd…për të bërë sikur do të takohej rastësisht me djalin e Trump. 80 e kusur vjeçar e ka ndarë mendjen që të bëjë çorap nga e para e gjithë Shqipërinë. Më thoshte dje një miku i tij që kur njeriu është i fiksuar ecën përpara me fiksimet e tij…Si mund të katandiset një parti në një mënyrë të tillë…Na sollën edhe Latifin këtu. Me 6 milion dollarë Latifi, nuk e di se ku shkon për të marrë 6 milion dollarë. Me 6 milion dollarë lëviz Tifja ku do ti. Ne nuk japim para për incenereatorët. Ne japim para që të vazhdojë të mbahet pastër Tirana. Landfillin e Tiranës e ka shteti sot që flasim… Aty janë njerëzit e vënë nga shteti. Dhe marrin para për të bërë punën…Sepse kushton ajo punë. E kam thënë atëherë 25 euro për ton, është një çmim që nuk e gjen sot në Europë…”, tha më tej Rama.

Më tej kryeministri u shpreh se opozita është katandisur në formën më të keqe pasi sipas tij kanë zgjedhur sërish të rikthejnë ish-kryeministrin Sali Berisha, që sipas tij kërkon ta marrë zvarrë sërish Shqipërinë.

“Si ndodhi që është vetë bufi pati një periudhë kyçje në ballkon…Bufin e kanë rikthyer në krye ata që janë mësuar në kënetë”, tha ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!